Pesë persona kanë humbur jetën në tri ngjarje të rënda në rajonin e Gjilanit brenda vetëm tri javësh.
Më 9 tetor u vranë një 27-vjeçare dhe vëllai i saj 31-vjeçar në Livoç të Poshtëm, ndërsa më 11 tetor një 29-vjeçar u vra në Pogragjë.
Tragjedia e radhës ndodhi më 1 nëntor në fshatin Demiraj, ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe një foshnjë. Për këtë rast është arrestuar babai 65-vjeçar i viktimës, i dyshuar për vrasje të rëndë.
Hetimet për të tri rastet janë në vazhdim.
