Sulmohet rëndë një person në Prishtinë, policia gjen gjurmë gjaku dhe sekuestron thikën

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Një person ka mbetur i lënduar rëndë pas një sulmi nga disa persona të dyshuar në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor 2026, rreth orës 19:20.

Në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku, ndërsa zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe një thikë, e cila dyshohet se mund të ndërlidhet me rastin.

Viktima, mashkull kosovar, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lidhur me rastin, policia ka intervistuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është liruar.

Ndërkohë, i dyshuari kryesor vazhdon të jetë në kërkim nga organet e rendit.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr