Policia e Kosovës pritet të përballet me ndryshime të mëdha në strukturën e saj menaxhuese.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është vendosur të ketë ndryshime të theksuara në një pjesë të madhe të stafit drejtues të këtij institucioni.
Ndryshimet përfshijnë pozita të larta drejtuese rajonale, departamente të ndryshme, si dhe pozita të brendshme në kuadër të Policisë së Kosovës.
Sipas burimeve, dhjetëra ndryshime tashmë janë kumtuar, ndërsa pritet që së shpejti të zyrtarizohen.
Këto zhvillime vijnë vetëm tri ditë pas dorëheqjes së ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
