Vdes një person në QKUK, dyshohet se kishte konsumuar barna apo substanca të tjera

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se paraprakisht kishte konsumuar barna apo substanca të tjera të dyshuara.

Rasti është raportuar më 17 nëntor 2026, rreth orës 08:15, në Kamenicë, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve zyrtare, viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë problemeve shëndetësore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do të kryhet obduksioni për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr