Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke hyrë në librin e rekordeve botërore Guinness me një performancë të rrallë akrobatike.
Ajo ka realizuar 72 rrotullime të plota prej 360 gradësh brenda vetëm 30 sekondave, duke qëndruar e varur vetëm nga dhëmbët.
Rekordi është realizuar më 11 qershor 2026 në Tiranë dhe është konfirmuar nga Guinness World Records.
Me këtë arritje, Rushiti ka thyer rekordin e mëparshëm prej 65 rrotullimesh, duke vendosur një standard të ri në këtë disiplinë.
Akrobatja shqiptare kishte tërhequr vëmendje edhe më herët me performancat e saj, përfshirë një shfaqje në lartësi prej rreth 450 metrash mbi detin Jon, në zonën e Himarës.
