Alarm në Gjermani: iPhone-ët e deputetëve dhe ministrave dyshohet se janë shënjestruar nga spiunazhi kibernetik

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Ministri gjerman i Çështjeve Dixhitale, Karsten Wildberger, ka konfirmuar se deputetët dhe anëtarët e qeverisë federale kanë marrë paralajmërime nga Apple për sulme të mundshme me programe spiune në iPhone-ët e tyre.

Sipas autoriteteve gjermane, alarmet kanë nisur më 29 tetor, pasi Apple ka zbuluar shënjestrimin e pajisjeve me programe të sofistikuara spiunazhi.

Këto programe mund t’u japin sulmuesve qasje në mesazhe, thirrje, kontakte, lokacion, si dhe në kamerën dhe mikrofonin e telefonit.

Deri më tani nuk është bërë e ditur kush qëndron prapa sulmit, ndërsa paralajmërimet nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se pajisjet janë komprometuar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr