Amra Nur Ramiqi, 9-vjeçarja që sfidon moshën me fjalën e saj

Para 1 vit

Sekreti i Zemrës” Historia e një shkrimtareje të re me një mesazh të madh

Në kuadër të Festimit të Ditës Botërore të Poezisë, Maarif Schools of Kosova, Dega e Prishtinës, ka vlerësuar tre shkrimet më të spikatura nga secili cikël, duke njohur talentin dhe krijimtarinë e jashtëzakonshme të nxënësve. Këto vepra do të jenë pjesë e antologjisë së ardhshme të shkrimeve të shkollës, një dëshmi e përkushtimit, imagjinatës dhe aftësive të shkrimtarëve tanë të rinj.

Një nga shkrimet më të veçuara këtë vit është proza “Sekreti i Zemrës”, e shkruar nga Amra Nur Ramiqi, një vajzë vetëm 9-vjeçare, e cila ka arritur të marrë vendin e parë në këtë antologji.

Ajo tashmë ka botuar dy libra, “Para Kohe”dhe “Kthjellët në Mjegull”, duke dëshmuar një pjekuri të jashtëzakonshme në të shkruar. Në veprat e saj, Amra jep mesazhe të fuqishme në mbështetje të të drejtave të njeriut, me një fokus të veçantë te fëmijët që përballen me bullizmin, diskriminimin dhe padrejtësitë.

Përkushtimi dhe ndjeshmëria që ajo shfaq në shkrimet e saj e bëjnë një zë të veçantë dhe frymëzues, jo vetëm për bashkëmoshatarët e saj, por edhe për të rriturit.

Nxënës si Amra janë dëshmi e fuqisë së fjalës dhe e ndikimit të madh që letërsia mund të ketë në shoqëri.

Urime të gjithë pjesëmarrësve për kreativitetin e tyre dhe për kontributin e çmuar në pasurimin e letërsisë së re!