Kombëtarja e Anglisë sot e zbulon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit mars, të vlefshme për fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Trajneri Thomas Tuchel për herë të parë do të bëjë publikimin e listës së lojtarëve, pasi në janar të këtij viti filloi punën me “Tre Luanët”
Sipas faqes zyrtare të Anglisë në rrjetet sociale, lista e lojtarëve publikohet sot rreth orës 10:00 apo 11:00.
Anglia ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Shqipërisë, më datën 21 mars. Kurse ndeshjen e dytë ndaj Letonisë më 24 mars.
