Arifi: S’është lajm i ri që FSK-ja ka shkuar në Veri – gjithmonë ka pasur të drejtë

Para 1 vit

Sipas analistit politik, Avni Arifi, nuk është lajm i ri shkuarja e FSK-së në Veri.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi thotë se FSK-ja gjithmonë ka pasur të drejtë të shkojë atje me leje të KFOR-it dhe siç thotë ai, është dashur vetëm ta tregojë qëllimin e shkuarjes, ndërsa KFOR-i e ka vlerësuar kërkesën.

“I ka dhënë zor VV me e publiku lajmin se FSK ka shkuar në Veri thu ti se kanë shku në Hënë! Nuk është hiç lajm i ri që FSK ka shkuar në Veri. FSK gjithmonë ka pasur të drejtë të shkojë atje me leje të KFOR, dhe e vetmja gjë që është dasht, ka qenë të tregojë qëllimin e shkuarjes, ndërsa KFOR-i e ka vlerësuar kërkesën. Ka shkuar edhe më herët, do të shkojë edhe në të ardhmen natyrisht, me lejen e KFOR-it deri sa KFOR dhe NATO ta kenë mandatin që kanë”, thotë analisti, njofton Klankosova.tv.

“Dorën në zemër, edhe urën mund ta hap Kurti, dhe krejt çka duhet është të marrë lejen e Komandantit të KFOR-it. Por Kurti si duket po dështon me bind KFOR-in se hapja e urës i shërben integrimit. Dështim amatoresk”.

Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit, FSK-ja zbarkoi në Ujman për të nisur operacionin e kërkimit të trupit të mërgimtarit 33-vjeçar i cili dyshohet se është mbytur pasi u hodh nga ura