Hillary Clinton po merret në pyetje nga anëtarët e Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin Jeffrey Epstein.
Sipas raportimit të BBC, në sallë nuk lejohen kamera, por Clinton publikoi deklaratën e saj hapëse në rrjetet sociale.
Në deklaratë, ajo mohon të ketë pasur dijeni për aktivitete kriminale të Epstein dhe sfidon presidentin Donald Trump që të merret në pyetje drejtpërdrejt nën betim.
“Nëse ky Komitet është serioz për të mësuar të vërtetën rreth krimeve të trafikimit të Epstein, nuk do të mbështetej te gazetarët për të marrë përgjigje nga presidenti ynë aktual mbi përfshirjen e tij; do ta pyeste drejtpërdrejt nën betim për dhjetëra mijëra herë që shfaqet në dosjet e Epstein”, thuhet në deklaratën e saj.
Ndërkohë, theksohet se nuk ka asnjë sugjerim se përmendja në dokumentet e Epstein nënkupton domosdoshmërisht ndonjë shkelje ligjore.
