Në Orobërdë të Istogut, në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve Qazim Hakaj, Sylë Çeta dhe Nexhmedin Hakaj, u zbulua lapidari në nder të tyre. Gjatë ceremonisë, djali i Sylë Çetës, Kadriu, deklaroi se politikanët ndër vite i kanë lënduar familjet e dëshmorëve dhe u ka bërë thirrje që kjo të marrë fund.
