Djali i Kadri Veselit i përgjigjet Kurtit: Deklarata e tij e pavend dhe jo dinjitoze

Para 1 vit

Klestori Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në një emision televiziv tha se PDK-ja ka disa kryetarë dhe se disa prej tyre marrin instruksione nga Haga.

Përmes një postimi në Instagram, Klestori Veseli e cilësoi këtë deklaratë si të pavend dhe aspak dinjitoze, sidomos në raport me familjen e tij dhe familjet e bashkëluftëtarëve të babait të tij, që prej vitesh po përballen me sfida të mëdha.

“Deklaratat e tilla jo vetëm që na rëndojnë neve, por nuk i bëjnë nder as vetë kryeministrit në detyrë,” shkroi Veseli.

Ai gjithashtu theksoi se kryetar i PDK-së është Memli Krasniqi dhe se skena politike nuk ka pse t’i frikësohet debateve konstruktive. Reagimi i tij vjen në vazhdën e përplasjeve mes Qeverisë dhe opozitës lidhur me rolin e ish-krerëve të UÇK-së në politikën aktuale.