Doganierët ndalojnë autobusin nga Turqia, zbulojnë mallra të padeklaruara

Para 4 ditë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara në një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës.

Autobusi u ndalua për kontroll rutinor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Gjatë kontrollit të bagazhit dhe hapësirave të brendshme, doganierët gjetën mallrat e padeklaruara të vendosura në korridorin e autobusit.

Sipas Doganës së Kosovës, gjatë rastit janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.