Ekspertët paralajmërojnë: Modelet e flokëve si të Bella Hadid mund të shkaktojnë rënie të flokëve

Para 5 ditë

Topuzat e ngushtë dhe bishtat e kapur fort prapa, të popullarizuar nga personazhe të famshëm si Bella Hadid, mund të shkaktojnë hollimin dhe rënien e flokëve, paralajmërojnë ekspertët.

Sipas specialistëve, tërheqja e vazhdueshme e flokëve krijon tension të madh në rrënjë, veçanërisht përgjatë vijës së ballit, duke rritur rrezikun e një gjendjeje të njohur si alopecia nga tërheqja.

Ekspertët këshillojnë që këto modele të mos përdoren vazhdimisht dhe flokëve t’u jepet mundësia të qëndrojnë të lira.