Eskalon zjarri në objektin në Fushë-Kosovë, nuk raportohet për të lënduar

Para 14 ditë

Një zjarr masiv është përhapur në një qendër tregtare në Fushë-Kosovë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se shkak i zjarrit ka qenë energjia elektrike.

Të njëjtat burime pohojnë se punëtorët e objektit janë evakuuar me kohë dhe fatmirësisht në mesin e tyre nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet relevante të policisë dhe zjarrfikësve, që po intervenojnë për shuarjen e zjarrit.