Hailey Bieber rrëfen ndikimin e stresit në trupin e saj mes problemeve financiare të Justin Bieber

Para 1 vit

Hailey Bieber ka folur hapur për ndikimin që stresi ka pasur në shëndetin e saj, ndërsa bashkëshorti i saj, Justin Bieber, përballet me çështje të ndërlikuara financiare.

Në një postim në Instagram, ajo ndau me ndjekësit një fotografi të fytyrës së saj me shenja të dermatitit perioral, një skuqje që, sipas saj, është përkeqësuar për shkak të stresit, mungesës së gjumit dhe ndryshimeve hormonale.

28-vjeçarja tregoi se ndjek një rutinë shumë të thjeshtë për kujdesin ndaj lëkurës, që përfshin produkte të përzgjedhura me kujdes, mes tyre edhe nga linja e saj “Rhode”, e cila së fundmi u shit për 1 miliard dollar (rreth 910 milionë euro), shkruan DailyMail.