Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se qëndrimi i Aleancës ndaj Albin Kurtit mbetet i pandryshuar, pavarësisht koalicionit lokal mes AAK-së dhe VV-së në Fushë Kosovë.
Në emisionin “Rubikon” , Haradinaj tha se çdo koalicion me Vetëvendosjen është gabim, por degët kanë të drejtë të vendosin vetë për marrëveshjet lokale.
“Qëndrimi ynë është i prerë: vazhdimi i mandatit të Kurtit është humbje për Kosovën. Nuk e kemi ndërruar këtë qëndrim”, u shpreh ai.
Haradinaj shtoi se, ndonëse në disa komuna mund të ketë bashkëpunime lokale, në nivel qendror Aleanca nuk e sheh Vetëvendosjen si partnere politike.
