Haziri: LDK duhet reflektim urgjent, zgjedhjet nuk u kapitalizuan dhe pragmatizmi u zbeh

Para 9 muaj

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se viti 2025 do të mbahet mend si vit zgjedhor, por se partia nuk arriti të kapitalizojë rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit përballë, siç tha ai, popullizmit dhe presionit politik. Haziri theksoi se është koha e fundit për reflektim të thellë brenda LDK-së, duke pranuar se pragmatizmi, që dikur ishte sinonim i kësaj partie, është humbur. Ai riafirmoi besnikërinë ndaj LDK-së, vlerësoi trashëgiminë e Ibrahim Rugovës dhe uroi që viti 2026 të jetë më i mirë për qytetarët dhe vendin.