Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar raportin e fundit të UNMIK-ut për Kosovën, duke e cilësuar atë si propagandë të Serbisë.
Gjatë diskutimit për raportin, Konjufca foli edhe për proceset zgjedhore në Kosovë, duke thënë se vendi ka dëshmuar disa herë se është në gjendje të formojë institucione të qëndrueshme.
Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë agjendën e saj në fushën sociale, ekonomike, të drejtësisë dhe sigurisë.
“Qeveria e Kosovës bën përpjekje për sigurim të paqes dhe prosperitetit në gjithë territorin, përfshirë edhe veriun, dhe këto po shpaguhen tani”, ka deklaruar Konjufca.
