Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës duhet të jetë testi i parë demokratik për qeverinë e re në Serbi.
Në një intervistë për Radio France Internationale (RFI), Kurti ka shprehur shpresën që Lista Studentore, e cila sipas raportimit doli e para në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, të pranojë realitetin politik dhe të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Kurti ka theksuar se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se nuk ka kthim prapa nga ky proces.
“Uroj që ata ta pranojnë realitetin dhe të vërtetën, ta njohin Kosovën. Ta kuptojnë se nuk ka kthim prapa. Njohja e pavarësisë është testi themelor për demokracinë në Serbi”, ka deklaruar Kurti.
Ai gjithashtu ka vlerësuar se demokracitë nuk duhet të hyjnë në konflikte mes vete, por të bashkëpunojnë për interesa të përbashkëta.
Sipas Kurtit, qëndrimet konkrete të Listës Studentore ndaj Kosovës dhe dialogut do të bëhen më të qarta pas formimit të qeverisë së re në Serbi.
