Krushë e Madhe përkujton masakrën: 243 të vrarë dhe qindra shtëpi të djegura

Para 6 muaj

Në Krushë e Madhe janë mbajtur homazhe në 27-vjetorin e masakrës, ku u vranë 243 persona dhe u dogjën 893 shtëpi nga forcat e regjimit serb.

Kryetari i Rahovec, Smajl Latifi, deklaroi se krimet nuk mund të fshihen, pavarësisht përpjekjeve për zhdukjen e provave.

“Duke i zhdukur provat menduan që do ta fshehin krimin, por rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh”, u shpreh ai.