Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.Pasi Alban Zogaj u lirua nga kjo detyrë, për të marrë atë të deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Manaj me kënaqësi pranoi postin.
Është nder dhe përgjegjësi e madhe të vazhdoj t’i shërbej qytetarëve të Kryeqytetit, ashtu siç ju kam shërbyer për mbi tri vite radhazi nga funksioni i këshilltarit të kryetarit Rama! Do të angazhohem me përkushtim për zhvillimin dhe mirëqenien e Kryeqytetit, duke u angazhuar se bashku me kolegët brenda administratës tonë për realizimin e projekteve zhvillimore të Prishtinës, të cilat janë në funksion për një jetë me të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim!”, shkroi Manaj.
