“Veç paramendo me punu gjashtë ditë rresht, në lartësi të madhe, veç për me sjellë një vepër që i përket zemrës së qytetit. Ky mural është i dyti më i madh që e kam realizuar në karrierën time: një marsh për gruan e fuqishme dhe të paharrueshme, Josa Berisha”, shprehet artistja.
Ajo theksoi se çdo detaj i muralit ishte një sfidë më vete – nga përmasat gjigante, puna në lartësi dhe përdorimi i liftit, deri te kushtet atmosferike me diell e shi. “Ka qenë e frikshme, lartësia, moti i nxehtë, shiu… Por falë mbështetjes pata mundësinë ta realizoj këtë vepër me lift, gjë që kurseu shumë kohë”.
Në përfundim të rrëfimit, ajo theksoi se kjo ka qenë një eksperiencë e paharrueshme: “Ka qenë një eksperiencë që kurrë nuk ka marrë vetëm të mirat pa vështirësitë e veta. Faleminderit shumë prej festës, e ky mural le të jetë një falënderim për jetën dhe trashëgiminë e Vjosës”.Ky gjest artistik vjen si një kujtesë e fuqishme për jetën dhe veprën e Vjosa Berishës, e cila la gjurmë të thella në kinematografinë kosovare dhe organizimin e festivaleve kulturore.