Mbrojtja e Jakup Krasniqi ka vazhduar paraqitjen e deklaratave përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Avokati Aidan Ellis deklaroi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur asnjë provë që Krasniqi ka qenë në mbi 50 vendet e ndalimit të përmendura në aktakuzë, apo që ka pasur dijeni për krime të pretenduara në ato lokacione.
Sipas mbrojtjes, Prokuroria nuk ka shpjeguar as mënyrën se si synon të vërtetojë lidhjen e Krasniqit me këto vende, duke theksuar se përmendja e tyre nuk përbën dëshmi për praninë apo përfshirjen e tij.
