Mekaniku italian krijon Fiat-in më të ngushtë në botë: Vetura e sheshtë vetëm 50 cm gjerësi

Para 1 vit

YouTuberi dhe mekaniku italian Andrea Marazzi ka bërë bujë me ndërtimin e një versioni unik të Fiat Panda 1993 – automjeti më i ngushtë i ngasshëm në botë. Me gjerësi vetëm 50 centimetra, “Flat Fiat” është një makinë elektrike me hapësirë vetëm për një shofer dhe dritë të vetme për vozitje nate.

Marazzi kaloi një vit duke punuar dorazi, duke përdorur 99% pjesët origjinale të Fiat Panda-s, përfshirë katër rrotat, ndërsa makina ka vetëm 145 cm gjatësi dhe 264 kg peshë. Shpejtësia maksimale është 15 km/orë dhe autonomia e baterisë 25 km me një karikim.

Megjithëse nuk është e ligjshme për rrugë, Flat Fiat është bërë viral dhe tani Marazzi synon njohjen nga Guinness si vetura më e ngushtë ndonjëherë ndërtuar.