Bota e artit shqiptar është në zi. Aktori dhe regjisori i njohur Gjergj Mena ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin artistik shqiptar.
Sipas informacioneve paraprake, Mena prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila dyshohet se i mori jetën në një moshë tepër të re.
Aktori dhe regjisori do të përcillet për në banesën e fundit këtë të hënë, më 2 nëntor, në orën 14:00, në Sharrë.
Ndarja e tij nga jeta në moshën 41-vjeçare është një humbje e madhe për artin dhe skenën shqiptare.
