Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku të ndodhur më 24 tetor në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicën e Jugut.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka ndërruar jetë më 30 tetor, rreth orës 03:43, derisa po merrte trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
