Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, ndaloi sot të gjitha fondet buxhetore për financimin e partive politike SNSD dhe “Ujedinjena Srpska”, të cilat ishin të destinuara për të gjitha nivelet e pushtetit në Bosnje dhe Hercegovinë.
Siç deklaroi ai, fondet do të ndalohen dhe do të kalohen në një llogari të veçantë në Bankën Qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Me këtë vendim mbështeten përpjekjet e institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës për t’u përballur me sulmet e koalicionit qeverisës nga Republika Serbe kundër parimeve themelore dhe rendit kushtetues të BiH. Udhëheqësia e “Ujedinjena Srpska” dhe e SNSD-së janë në krye të këtyre veprimeve. Ato veprime janë në kundërshtim me respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit”, tha ai.
