Përplasje e ashpër në televizion mes Daçiqit dhe moderatorit të Pink-ut

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Një debat i tensionuar ka ndodhur drejtpërdrejt në televizionin serb Pink, mes ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe drejtuesit të emisionit, Predrag Sarapa.

Përplasja nisi kur Sarapa i kërkoi Daçiqit të shpjegonte deklaratën e tij se Partia Socialiste e Serbisë (SPS), të cilën ai e drejton, është faktor i stabilitetit politik në vend.

Daçiq reagoi duke thënë se nuk kishte ardhur në emision për t’u përballur me moderatorin, ndërsa iu referua qëndrimeve të tij politike ndër vite.

Ai e akuzoi Sarapën se kishte mbështetur ndryshimet politike të 5 tetorit 2000, të cilat çuan në rrëzimin e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq.

Sarapa iu kundërpërgjigj duke thënë se ishte gazetar dhe se nuk kishte pasur rol në arrestimin apo dorëzimin e kriminelit Millosheviq në Tribunalin e Hagës.

Debati u përshkallëzua kur Daçiq e kritikoi drejtuesin për mënyrën se si i trajtonte të ftuarit në emision, duke përmendur edhe disa figura të tjera politike serbe.

Nga ana tjetër, Sarapa e akuzoi Daçiqin dhe socialistët për tradhti ndaj Millosheviqit, duke iu referuar arrestimit dhe dorëzimit të tij në Hagë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr