“Tetori rozë”, Haxhiu dhe Vitia marrin pjesë në shpërndarjen e pakove onkologjike

Para 14 ditë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë sot në shpërndarjen e pakove onkologjike.

Aktiviteti do të mbahet në orën 11:30, në kuadër të fushatës “Tetori rozë”, që synon rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit shëndetësor për gratë.