Në ceremoninë e inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, po marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, komandantin e FSK-së Bashkim Jashari, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, drejtorin e Policisë Gazmend Hoxha, drejtorin e AKI-së Petrit Ajeti dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga.
Në ceremoni janë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Emilija Rexhepi, ministra dhe zyrtarë të tjerë.
Inaugurimi po mbahet në oborrin e Presidencës, ndërsa Shiroka-Pula u zgjodh Presidente më 6 tetor me 81 vota të deputetëve.
