Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional nga një donator, të cilin ia ka ndarë për shfrytëzim Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut.
Sipas njoftimit të Sindikatës, donacioni synon të mbështesë aktivitetet policore dhe të rrisë kapacitetet operative të zyrtarëve policorë në këtë rajon.
Sindikata ka falënderuar donatorin për kontributin, duke theksuar se mbështetja është në funksion të përmbushjes më efikase të detyrave zyrtare dhe të shërbimit ndaj qytetarëve.
