Rihanna shkëlqen me stilin e shtatzënisë në Beverly Hills, pak para lindjes së fëmijës së tretë

Para 1 vit

Rihanna, 37 vjeçe, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj unike gjatë shtatzënisë. Ylli i hitit “Diamonds” u fotografua këtë të enjte në Beverly Hills, vetëm pak kohë para se të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë me partnerin ASAP Rocky.

Këngëtarja dhe ikona e modës u shfaq me një këmishë të bardhë të lirshme, e kombinuar me një fund shumëngjyrësh me motive, sandale të bardha dhe aksesorë prej ari, duke konfirmuar edhe një herë reputacionin e saj si një nga yjet më të guximshme dhe me stil në skenën ndërkombëtare.

Rihanna vazhdon të sfidojë normat e modës gjatë shtatzënisë, duke e kthyer çdo dalje publike në një deklaratë stili.