Scarlett Johansson aktualisht është duke promovuar filmin “Jurassic World: Rebirth”, por gjatë intervistës ajo iu referua edhe një prej roleve të saj më të famshme, Natasha Romanoff, ose “Black Widow”, në filmat e Marvel.
Në një intervistë për InStyle, aktorja komentoi thashethemet dhe dëshirat e disa fansave që ajo të luante një rol në një nga projektet e reja të Marvel, të cilat ajo i mohoi.
“Natasha ka vdekur. Mirë? Ata thjesht nuk duan ta pranojnë. Më thonë: Ajo mund të kthehet. Shikoni, ekuilibri i gjithë universit varet nga sakrifica e saj. Ne duhet ta lëmë të shkojë. Ajo shpëtoi botën. Le të ketë momentin e saj heroik”, tha Johansson.

