Lionel Messi ishte protagonisti kryesor në fitoren e Inter Miami me rezultatin 4:1 ndaj CF Montreal në ndeshjen e fundit të MLS.
Messi realizoi dy gola, duke i dhënë ekipit të tij një fitore të rëndësishme pas eliminimit në Kupën e Botës për Klube.
Por, ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar nga Prince Owusu.
Krejt kjo ndodhi pas një gabimi trashanik nga fituesi i tetëfisht i “Topit të artë”.
Lionel Messi, në tentim për ta rikthyer topin te portieri i tij asistoi te Owusu i cili ishte pranë golit dhe me lehtësi shënoi për 1:0.
Gjithsesi, ai e përmirësoi gabimin e tij duke shënuar dy gola të jashtëzakonshëm dhe duke asistuar në një tjetër.
