Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në orët e para të së shtunës në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë axhën e bashkëshortes së tij.
Sipas raportit policor, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e familjarit të bashkëshortes për të biseduar me gruan e tij, e cila ishte larguar nga shtëpia për shkak të dhunës sistematike që dyshohet se ai kishte ushtruar ndaj saj.
Por, gjatë incidentit, situata ka eskaluar, ku i dyshuari dyshohet se ka sulmuar me thikë axhën e bashkëshortes.
Si pasojë e rastit, si i dyshuari ashtu edhe viktima kanë marrë tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit ndaj tij ka konfiskuar tri thika.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.
