Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe përkujtimore në Rakoc të Kaçanikut.
Në këto homazhe mori pjesë edhe ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku.
Para mbërritjes së kryeministrit, disa ish-veteranë të UÇK-së u mblodhën para pllakës përkujtimore, ku mbajtën një fjalim dhe bënë homazhe përkujtimore për të nderuar dëshmorët, duke mbajtur një minutë heshtje.
Pas homazheve, një ish-veteran i UÇK-së kritikoi kryeministrin Kurti, duke e quajtur “spiun të Serbisë”.
