Sheshi “Adem Jashari” në Vushtrri i mbuluar në terr.
Ndonëse sonte është ditë festive për shqiptarët që e festojnë 28 Nëntorin, atmosfera nuk duket fare e tillë në këtë qytet si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.
Klankosova.tv ka kontaktuar KED-sin për të marrë një përgjigje në lidhje me situatën e rrymës në Vushtrri, por për momentin nuk kanë qenë të qasshëm.
