Trajneri i Armando Brojës te Evertoni shpallet trajneri më i mirë i muajit në Premier League

Para 1 vit

David Moyes është shpallur trajneri i muajit shkurt në Premier League.

Moyes e fiton çmimin për herë të parë qysh nga viti 2013

Trajneri i Evertonit barazon Pep Guardiolan me çmime të muajit, me nga 11 dhe vetëm Arsene Wenger dhe Sir Alex Ferguson kanë më shumë (15/27).Moyes fitoi çmimin e më të mirit, duke mposhtur: Olivier Glasner, Ange Postecoglou, Marco Silva dhe Arne Slot.