Tre persona janë arrestuar në Gjilan, pasi gjatë kontrollit policor në një kafeteri u janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta, tri karikatorë, 25 fishekë dhe një thikë.
Të dyshuarit janë intervistuar nga Policia, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
