Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të marrin midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë nga Venezuela, në kuadër të një marrëveshjeje për shitjen e kësaj nafte “të sanksionuar” dhe të depozituar tashmë, me çmim tregu, për t’u shitur në tregjet amerikane. Ai ka thënë se fitimet nga kjo sasi mund të kapin disa miliarda dollarë, duke i përdorur “në dobi të qytetarëve” të të dy vendeve. Sasia e naftës dhe vlera e saj sipas çmimeve të tregut ka nxitur debate dhe analiza mbi ndikimin e mundshëm ekonomik dhe politik të kësaj lëvizjeje.
