Vdes futbollisti 16-vjeçar argjentinas pas një goditjeje në kokë gjatë ndeshjes

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

je tragjike ka tronditur futbollin argjentinas, pasi futbollisti i ri Abel Núñez ka ndërruar jetë në moshën vetëm 16-vjeçare, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli.

I riu, pjesë e klubit Ezeiza FC, pësoi një goditje të rëndë në kokë gjatë përballjes ndaj Deportivo Muñiz, teksa po përpiqej të bllokonte një goditje të kundërshtarit.

Sipas raportimeve të mediave argjentinase dhe ndërkombëtare, topi i goditur fuqishëm e goditi 16-vjeçarin në kokë, duke shkaktuar pasoja të rënda shëndetësore.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, Abel Núñez nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë, duke lënë në pikëllim familjen, bashkëlojtarët dhe komunitetin e futbollit.

Vdekja e talentit të ri ka shkaktuar reagime të shumta në Argjentinë, ndërsa klubet dhe komuniteti sportiv kanë shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të 16-vjeçarit.

Një jetë e re dhe një ëndërr futbolli u ndërprenë tragjikisht në fushën e blertë.

 

Pavarësisht se 16-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, mjekët nuk arritën t’ia shpëtonin jetën.

Ndarja e parakohshme nga jeta e Abel Nunez ka lënë në pikëllim të thellë familjen, bashkëlojtarët, klubin e Ezeiza FC dhe mbarë komunitetin e futbollit

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr