Vrau 16-vjeçarin për t’i marrë orën Rolex, Gjykata lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Kristjan Cenajn

Para 1 vit

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Kristjan Cenajt, i akuzuar për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në vitin 2017 në Mamurras.

Prokuroria kërkoi aplikimin e “periudhës së sigurisë” që ndalon lirimin me kusht edhe pas 35 vitesh burg, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata.

Familja Gjonaj kërkoi zgjerimin e hetimeve, duke dyshuar për përfshirjen e personave të tjerë në krim.

Sipas hetimeve, Cenaj vrau të miturin pas një konflikti për një orë Rolex, të cilën ia vodhi para se të fshihte trupin e tij në Fushë-Kuqe, i cili u gjet pas 7 vitesh.