Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti thyen rekordin Guinness, realizon 72 rrotullime për 30 sekonda e varur nga dhëmbët

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke hyrë në librin e rekordeve botërore Guinness me një performancë të rrallë akrobatike.

Ajo ka realizuar 72 rrotullime të plota prej 360 gradësh brenda vetëm 30 sekondave, duke qëndruar e varur vetëm nga dhëmbët.

Rekordi është realizuar më 11 qershor 2026 në Tiranë dhe është konfirmuar nga Guinness World Records.

Me këtë arritje, Rushiti ka thyer rekordin e mëparshëm prej 65 rrotullimesh, duke vendosur një standard të ri në këtë disiplinë.

Akrobatja shqiptare kishte tërhequr vëmendje edhe më herët me performancat e saj, përfshirë një shfaqje në lartësi prej rreth 450 metrash mbi detin Jon, në zonën e Himarës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr