Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar konstruktiv takimin me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se tri javët e mbetura do të shfrytëzohen për arritjen e një marrëveshjeje për presidentin e ri. Ai tha se synimi është shmangia e zgjedhjeve të reja, të cilat nuk do të sillnin zgjidhje për sigurimin e votave të nevojshme. Kurti shtoi se kërkohet një konsensus më i gjerë politik, duke synuar mbi 80 deputetë, ndërsa paralajmëroi edhe takime me liderë të tjerë për të arritur unitet institucional.
