Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka vendosur të flasë hapur për statusin e saj sentimental, duke i dhënë fund zërave dhe spekulimeve që qarkullonin në rrjete sociale.
Në një postim të fundit në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve nga ndjekësit e saj, Anisa u shpreh qartë dhe me humor, duke thënë në anglisht:
“I’m single, ready to mingle”, që në shqip do të thotë: “Jam beqare, por e hapur për njohje të reja.”
Deklarata vjen pas një periudhe me shumë aludime në media dhe komente nga fansat për jetën e saj personale, veçanërisht pas përfundimit të edicionit të BBVK.
Me këtë përgjigje spontane, Anisa tregon se është e lirë dhe e gatshme për kapituj të rinj — në jetën personale, por ndoshta edhe në ekran.
