Artan Zymberaj, qytetari nga Peja që u masakrua në Serbi – një krim i njohur, por i pandëshkuar

Para 1 vit

RASTE QË PRESIN DREJTËSI
Artan Zymberaj, qytetari nga Peja që u masakrua në Serbi – një krim i njohur, por i pandëshkuar

Në mesin e shumë rasteve të rënda që dëshmojnë për dhunën serbe ndaj shqiptarëve, rikujtohet rasti tragjik i Artan Zymberajt, i cili u vra brutalisht në vitin 2022 në territorin e Serbisë.

Esat Shala, hulumtues i krimeve serbe dhe njohës i dokumentimit të tyre, e ka rikthyer në vëmendje këtë ngjarje të dhimbshme, që tronditi opinionin në kohën kur ndodhi, por që ende nuk ka marrë drejtësinë që meriton.

Zymberaj ishte duke udhëtuar nga Norvegjia për në Kosovë kur u ndalua nga autoritetet serbe. Pas një tatuazhi të vërejtur në krahun e tij të djathtë, ai u arrestua dhe dërgua në burg. Aty u torturua dhe më pas u masakrua, ndërsa dhoma e tij në burg u dogj për të zhdukur gjurmët.

Përkundër natyrës së rëndë të këtij krimi, autoritetet serbe nuk kanë dhënë asnjë shpjegim zyrtar, ndërsa asnjë person nuk është vënë përballë drejtësisë.

Rikujtimi i këtij rasti nga Esat Shala vjen si një apel për mos harresë dhe për angazhim institucional e ndërkombëtar që këto krime të mos mbesin vetëm si statistika, por të trajtohen me seriozitetin dhe drejtësinë që meritojnë.Gazetareale.com