Begaj uron Kosovën pas fitores ndaj Suedisë: “Djemtë tanë na bëjnë krenarë”

Para 1 vit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar ekipin kombëtar të Kosovës pas fitores historike 1:0 ndaj Suedisë. Përmes një postimi në Facebook, Begaj shprehu krenarinë për paraqitjen e “Dardanëve”, duke e quajtur suksesin një moment që bën krenarë gjithë shqiptarët.

“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe!”, shkroi ai.

Kosova siguroi tri pikë të rëndësishme në garën për kualifikim në Botëror, falë golit të Fisnik Asllanit.