Ish-kandidati për president, Bekim Sejdiu, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti e përmendi sërish emrin e tij si kandidat për president.
Kurti, në një konferencë për media të martën, u ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së që ta votojnë Sejdiun për president, edhe pse ky i fundit ka deklaruar më herët se është tërhequr nga gara.
Në ditën kur Kurti e përmendi sërish emrin e tij, Sejdiu ka përsëritur se nuk është më në garë dhe se për këtë ka njoftuar përsëri LDK-në dhe Kurtin.
“I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin se jam tërhequr nga gara”, ka thënë Sejdiu në një përgjigje për Infokusin.
Ndërkohë, Kurti, duke folur për mundësinë e zgjedhjes së Sejdiut, ka deklaruar: “S’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’”.