Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Para 1 vit

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka dalë me një lajmërim të rëndësishëm për personat që aplikojnë për të marrë një vizë për në SHBA.

Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare thuhet se çdo person që gënjen për të marrë vizën e SHBA, apo që shkel afatet e qëndrimit në skadim të vizës do të përballet me ndëshkime serioze.“Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona.Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të vizës ose programit të udhëtimit pa vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze.Këto përfshijnë burgimin, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.